Pas zgjedhjeve të së martës në Shtetet e Bashkuara ende nuk dihet se kush do të ketë kontrollin e Kongresit amerikan, duke lënë të paqartë nëse republikanët do të marrin kontrollin nga demokratët e presidentit Joe Biden. Kongresi amerikan përbëhet nga dy institucione: Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati amerikan. Sipas Associated Press, në Dhomën e Përfaqësuesve më shumë vende kanë fituar republikanët, gjithsej 190, kundrejt demokratëve që kanë marrë 154.