1 në 31 kandidatë që synonin poste publike në vendin tone, kanë rezultuar të kenë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit gjatë komunizmit. Të dhënat u publikuan nga drejtuuesja e Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit gjatë vitit 2021, Gentiana Sula. Duke folur përballë Komisionit të Ligjeve, Sula u shpreh se nga 2189 kandidatë që u janë hapur dosjet, 71 prej tyre rezultuan bashkëpuntorë të Sigurimit të Shtetit.