Dëbimi i migrantëve shqiptarë nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë, muajt e fundit është kthyer në prioritet për qeverinë angleze. Tabloidi britanik Daily Mail ka pubkikuar një tjetër artikull për migrantët e paligjshëm shqiptar. Këtë herë bëhet fjalë për një marrëveshje të firmosur mes qeverisë shqiptare dhe asaj britanike për dëbimin e të dënuarve shqiptarë drejt atdheut të tyre.