Serbisë as që i shkon ndërmend që të diskutojë me Kosovën çështjen e njohjes reciproke, të paktën sipas qëndrimit të shprehur nga ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç. Duke folur për mediat serbe, Daçiç del kundër Vuçiçit, që ka folur për vendimmarrje të vështira dhe presion të shtuar ndërkombëtar për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën. Sipas Daçiç, qëndrimi i Serbisë është i qartë në lidhje me dialogun me Kosovën. Ai thotë se bisedimet nuk kanë pse të vazhdojnë më tej pa u vënë në zbatim marrëveshja për asociacionin e komunave serbe.