Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka nisur një tur vizitash në vendet nën ndikimin rus, ku po vijon lobimin për të penguar njohjen e Kosovës nga ana e tyre. Kjo sjellje e ministrit serb bie ndesh me marrëveshjen e 18 marsit në Ohër mes dy vendeve, teksa këtë e evidenton edhe shefi i shtabit të Presidencës së Kosovës, Blerim Vela.