Personat që kanë vuajtur më gjatë nga COVID-19, kanë më shumë gjasa të pësojnë dëmtim të organeve, tregon një studim i ri. Të dhënat mjekësore kanë treguar se kësaj kategorie pacientëve u rriten mundësitë tri herë më shumë që të përballen me anomali në mushkëri, tru dhe veshka. Studiuesit besojnë se ekziston një lidhje me periudhën e gjatë të sëmurjes.