Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me spitalet, po vijon trajnimin e stafeve mjekësore që do të formojnë skuadrat rezervë për përballimin e COVID19 edhe me hapjen e strukturave të tjera spitalore, sipas skenarëve, për përballimin e situatës. Ministrja Ogerta Manastirliu, ka zhvilluar një takim me ekipin e mjekëve dhe infermierëvë italianë të ardhur para disa ditësh për të ndihmuar vendin në përballimin e situatës së krijuar nga përhapja e Covid19, duke vlerësuar shkëmbimin e eksperiencave.