Maqedonia e Veriut kete te diele ka raportuar numrin më të ulet të të infektuarve me koronavirus që nga fillimi i pandemise. Nga testimi i 817 mostrave, me COVID-19 janë diagnostikuar 39 persona ndërsa katër persona e kanë humbur jetën, dy nga Kumanova të moshës 43 dhe 66 vjeç dhe dy nga Shkupi të moshës 71 dhe 77 vjeç, me çka numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 600.