Shifrat e larta të përditshme me të prekur të rinj nga Covid 19 janë tashmë alarmante për situatën në vendin tonë. Mjekët që janë në vijën e parë të luftës ndaj kësaj pandemie janë ata që më shumë se të gjithë e ndjejnë këtë. Kështu mjekja Migena Qato duke përshkruar situatën e rëndë u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat anti-covid. Në mesazhin e shpërndarë nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në rrjetet sociale, mjekja thekson se po përballen me një rrezik që nuk e kishin ndeshur kurrë më parë. Migena Qato thekson se tashmë virusi po prek edhe njerëz të shëndetshëm dhe të rinj ndaj mjekja apelon për sa më shumë kujdes.