Situata nga pandemia e koronavirusit vijon të mbetet shqetësuese. Në 24 orët e fundit ka pasur vetëm një humbje jete, por numri I pacientëve të shtruar në dy spitalet Covid ka kaluar përsëri shifrën e 200 të shtruarve, nga të cilët 20 janë në terapi intensive. Ministria e shëndetësisë ka raportuar se në 24 orët e fundit janë kryer mbi 1 mijë testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 157 qytetarë të prekur nga virusi Sars-Cov2.