Alfred Rushaj nuk do të jetë më kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike dhe as nënkryetar i kësaj force politike. Këtë largim të papritur e ka njoftuar kryedemokrati Lulzim Basha gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar. Në postin e kreut të grupit parlamentar Rushaj u zëvendësua nga Enkelejd Alibeaj, ndërsa në atë të nënkryetarit të PD-së nga Agron Gjekmarkaj.