Për vitin 2022, Ministria e Shëndetësise kishte në dispozicion një fond prej 1.5 miliardë lekësh, ose rreth 13 milionë euro për fushatën e vaksinimit anti-Covid. Ky buxhet është shpenzuar thuajse 100 për qind, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë në raportin vjetor të monitorimit.