Qindra pjesëtarë të stafit mjekësor, në spitalin Shën Pierr, në bruksel, i kanë kthyer shpinën kryeministres belge, Sophie Wilmes, gjatë vizitës së saj atje. Ata u vendosën përkrah njëri-tjetrit në hyrjen e spitalit, dhe i kthyen shpinën makinës së kryeministres. Pritja aspak miqësore kishte si qëllim të shfaqte mos pajtimin me mënyrën se si qeveria belge menaxhoi krizën e koronavirusit ndërkohë që kohët e fundit është miratuar edhe një legjislacion i ri për punësimin në sektor.