Prekja nga Covid-19 po i përgatit vendet për skenarin më të tmerrshëm. Kështu, stadiumi i famshëm në Brazil, “Maracana”, i cili ka 78 mijë vende po shndërrohet në spital për të strehuar pacientët e infektuar me koronavirus. Në Sao Paulo – qytetin me numrin më të madh të rasteve të konfirmuara dhe vdekjeve – zyra e kryetarit njoftoi se 2000 shtretër do të shtohen në stadiumin Pacaembu dhe qendrën e kongreseve Anhembi gjatë disa javëve të ardhshme.