Tetë persona kanë humbur jetën si pasojë e pandemisë Covid-19, si dhe 276 persona janë infektuar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Kështu ka bërë të ditur drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë publike, Naser Ramadani, në një konferencë për medie, ku ka kërkuar kujdes dhe respektim të masave mbrojtëse nga qytetarët.