Një nëndetese turke anuloi vizitën në Shqipëri, pas përfshirjes së vendit tonë në hartën e vendeve të prekura nga koronavirusi i ri. Në zbatim të planit të bashkëpunimit midis Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe Turqisë pritej që nëndetësja turke TCG 18 Mart (S-355) të zhvillonte nga sot një vizitë disa ditore në portin e Durrësit.