Top News – Covid 19 në Maqedoni/ Bie numri i viktimave
01/07/2020 20:06

Pas disa ditësh të tëra me bilanc shqetësues në rritje, Maqedonia e Veriut ka shënuar gjatë 24 orëve te fundit një reduktim të numrit të viktimave dhe të infektuarve. 120 ishin këta të fundit, dhe 123 të shëruarit. Është e para herë pas një muaji që numrit i personave të shëruar nga Covid 19 kapërcen atë të rasteve të reja. Infektimet e tjera ishin përsëri më së shumti në Shkup e Kumanovë. Katër ishin të vdekurit nga sëmundja, shifër kjo gjithashtu e ulët në krahasim me dy ditët e fundit kur ishin regjistruar përkatësisht 12 dhe 10 viktima. Të vdekurit janë të gjithë nga kryeqyteti dhe i përkasin moshave nga 51 deri në 67 vjec. Mësohet se dhe ata kanë pasur probleme të tjera shëndetësore. Bilanci total I vdekjeve tashmë fiksohet në 306. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce theksoi sërish nevojën për respektimin e masave mbrojtëse nga Covid-19, por ka përjashtuar mundësinë e mbylljes së kufijve, apo të ndonjë izolimi të zonave që konsiderohen si vatra krize. Ai theksoi se rritja e numrit të të infektuarve në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi, nuk rrezikon mbylljen përsëri të kufijve me vendet fqinjë. “ Do të komunikojmë këto ditë me përfaqësuesit e autoriteteve të tyre shëndetësore për të parë se cila është situata dhe cilat janë rreziqet e mundshme për vendin tonë”, është shprehur Filipçe.

Top News – Tragjedi në Mesdhe. 22 emigrantë humbin jetën në ujërat greke
28/03 20:09
Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07
Top News – Greqia rrit pagën minimale. Hyn në fuqi nga 1 prilli, kategoritë që përfitojnë
26/03 15:23
Top News- Marta Kos ish agjente e UDB? Komisionerja përballet me eurodeputetët për akuzat
26/03 10:55
Top Channel/ Serbia hakmerret për misrin! Bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria
24/03 19:57
Top News – 27 vite nga bombardimet e NATO-s. Aleanca nisi sulmet mbi forcat serbe dhe çliroi Kosovën
24/03 09:46
Top News- Nis gjyqi i shumëpritur në Greqi / Përplasja e trenave me 57 viktima, 30 persona nën akuzë
23/03 13:13
Top News – 300 mln euro për të ulur naftën. Qeveria greke miraton paketën financuese rekord
23/03 11:01
Top News- Vendos raketat kineze te MiG-ët rusë/Vuçiç gati për luftë:Do na sulmojë Shqipëria e Kosova
22/03 16:24
Top News- ‘Serbët të acaruar, janë në dëshpërim’/ Kurti: Provokimet rreth kufirit po shtohen
20/03 13:32
Top News – Lëkundet Janina dhe Filati, katër tërmete pranë kufirit me Shqipërinë
20/03 12:30
Top News- ‘Në Ballkan përplasen interesa të mëdha’/ Raporti: Ndikimi rus, rrezik për rajonin
20/03 12:28
Top News – Greqia rrëzon raketat balistike të Iranit / Sistemi Patriot i vendosur në Arabinë Saudite
19/03 14:45
Top News – Pro dhe kundër luftës në Iran. Si u nda rajoni për konfliktin në Lindjen e Mesme
18/03 13:55
Top News – Nga Kosova, në Kroaci e Serbi. Si po ndërhyjnë qeveritë te çmimi i karburanteve
18/03 13:18
Top News – Aksident në vendin e punës. 4 shqiptarë humbin jetën në Vjenë, 1 në gjendje kritike
18/03 10:01
Top News- BE humb durimin me Vuçiç, vjen goditja e parë për Serbinë nga unioni
17/03 22:28
Top News- Kryeministri i Rep. Srpska jep dorëheqje: Qëllimi, të sigurohet legjitimiteti i qeverisë
16/03 18:30
Top News – Një vit nga tragjedia e Koçanit/ Familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi
16/03 15:14