Pandemia covid 19 vijon të përhapet me shpejtësi në të gjithë vendin, duke shënuar një rritje të shifrave të viktimave dhe të të infektuarve. Për këtë arsye, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale kërkon që të marrë masa të tjera për të frenuar infektimet. Përveç Universiteteve është kërkuar që edhe në shkollat fillore dhe të mesme të nis mësimi online.