Rreth 190,000 persona në gjithë Afrikën mund të vdesin në vitin e parë të pandemisë me koronavirus, nëse dështon marrja e masave të mëdha për ta ndaluar atë, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë. Ky studim po ashtu parasheh zgjatje të shpërthimit të pandemisë për disa vjet. “Ka mundësi që virusi të shpërndahet më pak në vatrat e përhapjes”, ka thënë udhëheqësi i OBSH-së për Afrikën, Matshidiso Moeti.