Sa i perket situate te koronavirusit ne vend, vijohet te regjistrohet një rënie në numrin e rasteve të reja, por mbetet i lartë numri i viktimave. Ministria e shendetesise ne raportimin e se martes beri te ditur nga 2420 testime kanë rezultuar pozitivë 389 qytetarë. Po ashtu u deklarua se në 24 orët e fundit janë shëruar 497 qytetarë dhe numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 344 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.