Në datat 12 dhe 13 shtator, në Tiranë dhe Durrës do të zhvillohet koncerti i Perlave të Muzikës Turke, një përzgjedhje e pjesëve më të mira të Ahmet Adnan Saygun dhe Ulvi Cemal Erkin, dy pionierë në fushën e kompozimit të muzikes turke, do të performohen nga artistët e Teatrit të Operas dhe Baletit të Stambollit, për shijet muzikore të publikut shqiptar, në kuadër të Javës Kulturore Turke. Pjesët muzikore do të përfshijnë melodi popullore nga të gjitha rajonet e Anadollit. Në 12 shtator koncerti do të realizohet në Liceun artistik të tiranës dhe më 13 shtator do të mbahet në Teatrim “Aleksandër Moisiu” në Durrës.