Prokurorët amerikanë ngitën akuza ndaj një ruso-gjermani i cili dyshohet për kontrabandë drejt Rusisë të përtërësve elektronikë ushtarakë, për përdorim të mundshëm në luftën e atij vendi kundër Ukrainës. Arthur Petrov, një 33-vjeçar me shtetësi ruse dhe gjermane, u arrestua në Qipro më 26 gusht me kërkesë të qeverisë amerikane, sipas një deklarate nga zyra e prokurorisë së Manhatanit. Petrov dhe dy bashkëpunëtorë të paidentifikuar rusë akuzohen për përdorimin e kompanive guackë për të fshehur procedurat e prokurimit nga kompanitë amerikane të pajisjeve elektronike që u nënshtrohen kontrolleve amerikane të eksportit.