Delegacioni shqiptar mbylli konkurrimin e saj në Lojërat Olimpike Dimërore të Milano-Cortinës. Si kurrë më parë, Shqipëria pati 4 pjesëmarrës në këtë edicion të Olimpikeve që ndonëse nuk sollën medalje, është një sinjal pozitiv për të ardhmen. Këtë të mërkurë, iu takoi vajzave që të bënin paraqitjet e tyre në garën e slalomit ku vëmendja më e madhe ishte padyshim te Lara Colturi që në këtë sezon në Kupën e Botës po bën mjaft mirë teksa është në dhjetëshen më të mirë të klasifikimit të përgjithshëm. Pas një vendi të 7 në zbritjen e parë me vetëm 1.26 sekonda më shumë se mbretëresha e skive alpine Mikaela Shiffrin që fitoi medaljen e artë, Colturi, italiania që garon për ngjyrat kuqezi, nuk mundi të përmirësonte këtë paraqitje në zbritjen e megjithatë në përfundim të të zbritjeve ajo u rendit në vendin e 10, një rezultat ky që është historik për vendin tonë dhe të cilit i shtohet edhe vendi i 16 në slalomin gjigant. Rezultate shumë të mira këto të Colturit për një vend që nuk ka pasur traditë në sportin e skive e për më tepër Milano-Cortina ishte pjesëmarrja e parë për Lara Colturin në një edicion të Olimpikeve.