Policia e Durrësit ka arrestuar dy të rinj, që tentuan të shtypnin me makinën e tij një 46-vjeçar. Në pranga kanë rënë dy vëllezërit Domeniko dhe Ermal Ceni, banues në Fushë Sukth. Ata u kapën nga ana e policisë, pas përplasjes me viktimën, një 46 vjeçar me inicialet E.A. Ky i fundit kishte çuar automjetin e tij për lyerje te biznesi i dy vëllezërve, për këta të fundit në vend të lyerjes shëtisnin nëpër rrugë me makinën e klientit.