Një mesazh i qartë për krimin! Kështu e konsideron ministri i brendshëm, Bledi Çuçi operacionin policor për çmontimin e kamerave që dyshohet se ishin shndërruar në “sytë” e grupeve të strukturuara kriminale. Bledi Çuçi: “Lajmi këtu është që po ndërhyjmë dhe kjo është pozitive për luftën kundër krimit të organizuar. Të përqendrohemi te puna e policisë për të dhënë një mesazh të qartë për krimin, që nuk ka më hapësira për të krijuar një mjedis ku të veprojnë të lirë”