Cristiano Ronaldo udhëtoi drejt Teheranit me skuadrën e tij Al Nassr për ndeshjen e Ligës së Kampioneve të Azisë me Persepolis. Në kryeqytetin iranian, yllit të futbollit portugez dhe atij botëror iu rezervua një pritje si e një ylli rocku teksa me anë të një ceremonie Ronaldos i dhuruan një qilim të punuar me dorë, ndërkohë që jashtë aeroportit u pa cmenduria. Qindra tifozë ishin mbledhur për të parë Cristiano Ronaldon dhe e ndoqën për metra të tëra autobusin me të cilin sulmuesi i al Nassr udhëtoi për në hotelin ku skuadra arabe do të akomodohej.