Policia tha se të paktën një person ka humbur jetën si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm që kanë bllokuar drejtuesit e mjeteve në disa rrugë të mbuluara nga masa të stërmëdha dheu, cka ka bërë që i gjithë qyteti i Vankuverit të izolohet nga pjesa tjetër e Kanadasë dhe me mijëra vetë të evakuohen nga shtëpitë e tyre. Ekipet e kërkim shpëtimit gjetën trupin e pajetë të një gruaje nën një masë dheu të rënë në Lillooet, 250 km në veri të vankuverit.