Një incident i rrezikshëm është shmangur në kohë pasditen e së premtes në shëtitoren e qytetit bregdetar të Sarandës, falë reagimit të shpejtë të forcave të rendit. Një shtetas i huaj, me origjinë nga Italia është parë duke ecur me një thikë në dorë mes qytetarëve të shumtë që ndodheshin në zonë, duke shkaktuar panik dhe shqetësim.