Top News – “Çmenden” çmimet në Turqi/ Erdogan fajëson botën jashtë!
01/02/2021 12:38

Rritja dramatike e çmimeve të artikujve ushqimorë në Turqi po e rëndon gjendjen ekonomike të qytetarëve. Ekspertët bëjnë qeverinë përgjegjëse, por presidenti turk ua vë fajin sipërmarrësve dhe botës së jashtme. Prej dy vjetësh lira turke ndodhet në rënie. Kundër kësaj gjendjeje në fund të vitit të kaluar presidenti turk ndërmori një veprim me efekt mediatik: Ai shpalli “epokën e re të ekonomisë” dhe këtë e pasuan largime spektakolare nga funksione të larta. Fillimisht u largua kreu i Bankës Qendore, Murat Uysal, pastaj ministri turk i Financave, që është edhe dhëndri i Erdoganit. Zyrtarisht Berat Albayrak është tërhequr për arsye shëndetësore. Deri tani nuk ndjehet gjë nga fillimi i ri, ndërsa luhatjet në valutë madje janë përkeqësuar. Çmimet e artikujve ushqimore kanë pësuar një rritje të jashtëzakonshme muajt e fundit. Sipas të dhënave të indeksit të çmimeve të Zyrës së Statistikave të Turqisë, TÜIK, që publikon raportin vjetor, përqindja e inflacionit ka shkuar në 20,6%. Përqindja e inflacionit për perimet dhe frutat ndërkohë ka arritur një vlerë rekord prej 33,9%. Presidenti Erdogan në një intervistë pas lutjes të së premtes bëri përgjegjës tregtarët e pakicës për këtë gjendje. Ai njoftoi “dënime të ashpra”. Ndërkohë kritikët thonë se për inflacionin në tregun e artikujve ushqimorë në masë të madhe është përgjegjëse vetë qeveria, pasi sipas tyre qeveria konservatore-islame e AKP-së investoi me vite në mënyrë shumë të njëanshme në sektorin e ndërtimit.

Top Channel/ Dëshmon Hillary Clinton: Epstein, njeri i tmerrshëm
26/02 23:08
Top News- Afganistani nis sulmin “hakmarrës” ndaj Pakistanit, bombardon pozicionet e ushtrisë
26/02 23:00
Top Channel/ Skandali i përgjimeve në Greqi, dënohen 4 persona me 126 vite burg
26/02 21:59
Top Channel/ Presioni i Trump, zbutet Irani! Negociata në bisedime në Gjenevë
26/02 19:54
Top News – Armë bërthamore në Ukrainë…Franca ‘shpërthen’ kundër Rusisë: Dezinformime
26/02 18:13
Top News – Polonia në alarm, ngre avionët luftarakë / Raketat e Rusisë shumë pranë kufirit
26/02 16:21
Top News – Merz mbetet me gojën hapur…Robotët humanoidë e presin në Kinë, kërcim dhe boks
26/02 16:14
Top News – Aktorja që lufton të rimarrë fytyrën / AFP, reportazh për ‘Diellën’ dhe Anila Bishën
26/02 13:24
Top Channel/ Hetuan Trumpin, shkarkohen 10 agjentë të FBI-së: Punuan me “akuzuesin” e Thacit!
26/02 12:19
Top Channel/ Trump ndërhyn në Francë? “MAGA kërkoi informacione për Marine Le Pen”!
26/02 11:53
Top News – CIA, fushatë rekrutimi në Iran / Kërkohen spiunë ndërsa Trump kërcënon me luftë
26/02 11:52
Top Channel/ Ushtria gjermane blen dronë kamikazë: OK në Bundestag, forcohet krahu lindor i NATO-s!
26/02 11:52
Top News – Premton më shumë armë bërthamore / Kim Jong un mbyll kongresin me një paradë ushtarake
26/02 11:40
Top News – ‘Sulmohet’ Kuba, motoskaf nga Florida / Vriten katër ‘diversantë’, plagosen 6 të tjerë
26/02 11:33
Top News – Traktati bërthamor ra, Rusia ‘pa frena’ / Përdori raketën ‘e ndaluar’, Ukraina jep prova
26/02 11:24
Top News – Zelenski kërkon Putinin në tryezë / Bisedon me Trumpin para negociatave në Gjenevë
26/02 11:21
Top News – Ku jeton Inteligjenca Artificiale ? / Bumi i qendrave të të dhënave në Azinë Juglindore
26/02 11:17
Top News- Konflikti SHBA-Iran, çfarë do të bëjë Erdogan? A do hyjë në luftë?
25/02 23:06
Top News- Sulmi në Iran gati, bishat F-22 ulen në bazën ajrore në Izrael
25/02 23:05
Top News- ‘Frika është kudo’, qyteti meksikan shndërrohet në zonë lufte nga kartelet e drogës
25/02 22:39
DIGITALB DIGITALB