Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen solemne për 18-vjetorin e Kosovës, përpos urimeve, theksin e vuri te ish-krerët e UÇK-së, për të cilët tha se mbahen padrejtësisht në Hagë. Sipas tij, përfaqësuesit e shpalljes së Pavarësisë nuk mund të festojnë në këtë ditë të shënuar, teksa shtoi se kontributi i secilit prej tyre për lirinë dhe pavarësinë e vendit është i çmuar. Po ashtu, kryeministri i Kosovës nënvizoi se do të jetë historia ajo që do të bëjë drejtësi.