Një deklaratë të pazakontë ka bërë ish presidenti i Shteteve të Bashkuara, Bill Klinton në një emision televiziv në lidhje me ekzistencën e jetës aliene. Ish kreu i Shtëpisë së Bardhë pranoi se qeveritë e SHBA kanë realizuar përherë studime për të vërtetuar prezencën e jashtëtokësorëve dhe rrëfeu se shkencëtarët i kanë thënë se janë deri në 95% të sigurt që njerëzimi nuk është i vetëm në univers. Më tej ai zbuloi se së bashku me këshilltaren e sigurisë kombëtare në atë kohë Sandy Berger ishin të interesuar për UFO-t.