Turqia është ofruar të japë kontributin e saj për evakuimin e civilëve nga qyteti ukrainas i Mariupolit me anije. “Mund të ofrojmë një mbështetje detare për evakuimin e civilëve dhe qytetarëve të plagosur, si atyre turq ashtu edhe të vendeve të tjera, nga Mariupoli, përmes detit”, ka thënë ministri turk i mbrojtjes Hulusi Akar sipas asaj që shkruan agjencia shtetërore turke e lajmeve, Anadolu. Ministri, sipas agjencisë, është madje duke koordinuar evakuimet e mundshme me autoritetet e Rusisë dhe Ukrainës.