Këtë të premte në programin e “Përputhen” Stela dhe Çimi janë deklaruar që janë vetëm për njëri-tjetrin në emision. Edhe pse ata kanë pasur debate të shumta mes njëri tjetrit, Stela pa u menduar fare tha se në ate studio ishte vetëm për Çimin. I emocionuar nga deklarata e Stelës, Çimi u ngrit dhe papritur i dhuroi një puthje në buzë. Teksa Stela u kujdes që t’i fshinte buzët, Çimi e rrëmbeu duke i dhuruar një përqafim të ëmbël. Çimi dhe Stela janë çifti i dytë i deklaruar në Për’puthen +40. Çifti tjetër janë Gilberta dhe Iliri, të cilët patën shumë debate derisa arritën në pikën që të deklaroheshin për njëri-tjetrin. Nga ana tjetër, Lindita duket se është zemëruar keq nga puthja që i dhuroi Çimi Stelës pasi kjo e fundit u deklarua për të. Lindita, e cila po priste një takim me Çimin, i tha se do e ketë në ëndërr gjithmonë ndërsa paralajmëroi se raporti i tyre do të ndryshojë kur të përfundojë programi.