Ish drejtori i CIA-s, John Brennan, thotë se presidenti rus Vladimir Putin e di se plani i tij fillestar për pushtimin e Ukrainës ka dështuar plotësisht dhe ai paralajmëron tani kërcënime të vazhdueshme për perëndimin nga lideri rus. Putin, sipas Brennan, po reagon ndaj zhvillimeve në Ukrainë, shumë prej të cilëve kanë qenë dështime të Rusisë.