Këtë të shtunë në orën 12.00 pritet të mbahet seanca e radhës për masën e arrestit ndaj ish kryeministrit Sali Berisha. Më parë SPAK ka kërkuar arrest shtëpiak me mbikëqyrje policore për Berishën, ku i ndalohet të komunikojë me të tjerët që jetojnë jashtë banesës. Mbrojtja ligjore e Berishës mori si provë në dorë materialet audio të seancave dhe procesverbalet për të provuar pretendimet e tyre se kishte njënashmëri për shkak të konfliktit të interesit, nuk dorëzuan zyrtarisht kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Kjo ishte dhe arsyeja përse u shty seanca e fundit gjyqësore, në mënyrë që avokatët të merrnin kohë për të depozituar kërkesën e tyre, gjë e cila nuk ndodhi.