Britania tha se Rusia është e përkushtuar që të detyrojë Ukrainën që të braktisë orientimin e saj euroatlantik dhe të vendosë dominimin e saj rajonal, edhe në kohën kur Moska ka përqendruar operacionet e saj në lindje të Ukrainës. Forcat ruse po vazhdojnë rivendosjen e pajisjeve luftarake dhe mbështetëse nga Bjellorusia drejt Ukrainës lindore, përfshirë edhe në disa zona afër Harkivit dhe Severdonjeckut, tha Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, në informacionet e përditësuara për luftën në Ukrainë më 17 prill.