Një çift australian ka zhvendosur shtëpinë, literalisht, pasi kuptoi se ishte vendosur në truallin e gabuar. Melanie dhe David Moor thanë se vendosën të ndërtonin shtëpinë e tyre për t'u "relaksuar" në një truall prej dy hektarësh, dy orë larg me makinë nga Melburni. Ata e ndërtuan shtëpinë e parafabrikuar në mars të vitit 2024, duke përfshirë instalimet hidraulike dhe elektrike, për një jetë të re në Viktorian rurale. Pesë muaj më vonë, ata morën lajmin e keq.