Policia greke ka ndaluar dy shtetas shqiptarë çift me njëri-tjetrin, 22 dhe 27 vjeç, nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës. Sipas drejtorisë së policisë së Kosturit, departamenti i antidrogës në këtë rajon kishte informacione se çifti i shqiptarëve do të transportonte një sasi droge nga kufiri shqiptaro-grek në Kostur, me destinacion Athinën.