Në Paris po dëgjohen sirenat angleze për neymar. pronari i chelsea, Todd Boehly, pasi shpenzoi 500 milionë Paund për të përforcuar skuadrën, tani dëshiron të sjellë në Stamford bridge edhe sulmuesin brazilian. Sipas të përditshmes franceze 'Le parisien', manjati amerikan ditën e martë u takua me presidentin e paris Saint germainit, nasser Al Khelaifi për të diskutuar për një transferim të mundshëm të neymar në Londër në muajt e verës së ardhshme.