Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, pritet të vizitojë kosovën më 14 dhe 15 qershor, konfirmuan burimet evropiane në Bruksel. Ai po ashtu më 15 qershor do të qëndrojë në Maqedoninë e Veriut dhe më pas do të vizitojë edhe Malin e Zi. Ky është turneu i dytë i tij në Ballkanin Perëndimor, pasi në maj Michel vizitoi Serbinë, Shqipërinë dhe Bosnjë e Hercegovinën.