Mundësia e një sulmi terrorist në holandë është rritur shumë muajt e fundit – tha agjencia anti terrorizëm e vendit të martën ndërsa rriti nivelin e kërcënimit terrorist për të parën herë që nga 2019-a. Koordinatori kombëtar për anti terrorizmin dhe sigurinë tha në një deklaratë për shtyp se kishte rritur nivelin e kërcënimit në vend në 4, ose ndryshe domethënës, në një shkallë me pesë nivele, duke cituar luftën mes izraelit dhe hamasit.