Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez që prej filimit të romancës së tyre janë kthyer në një nga çiftet më të komentuara të showbiz-it. Në rrjetet e tyre sociale, dyshja e njohur gjithmonë shihen teksa dalin me njëri-tjetrin, ku edhe në ndeshjet e futbollistit, Georgina nuk mungon kurrë. Në ndeshjen e fundit të Portugalisë dhe Belgjikës, modelja u pa teksa qëndronte në rreshtin e parë të stadiumit dhe ajo që u vu re ishte që, poshtë bluzes së saj të bardhë kishte një mikrofon të zi. Sipas gazetës gjermane “Bild”, Georgina e mban mikrofonin për të regjistruar disa biseda me futbollistin gjatë kohës që ata të dy qëndrojnë bashkë.