Bjellorusia vendosi të mërkurën të kufizojë përkohësisht aksesin në disa pjesë të rajonit juglindor të Gomelit që kufizohet me ukrainën dhe rusinë. Qeveria tha në faqen e saj të internetit se do të kufizonte përkohësisht, hyrjen, qëndrimin dhe lëvizjen në zonat kufitare të rajonit të Gomelit.