Fill pas takimit maratonë mes Albin Kurtit dhe Aleksander Vuçiç në Ohër, ndërmjetësuiesi i BE-së, Joseph Borrell publikoi edhe pikat e aneksit të marëveshjes, të dakordësuar mes palëve. Kështu në aneks sanksionohet angazhimi I palëve për të respektuar të gjithë pikat e marrëveshjes dhe dakordësia e tyre për të ngritur brenda 30 ditëve një Komitet të përbashkët Monitorimi, të kryesuar nga Bashkimi Europian.