Edhe pas 6 vitesh vazhdon beteja ligjore mes Angelina Jolie dhe Pitt. Aktorja e Hollivudit duket se po vazhdon të ndjekë ish bashkëshortin. Marrëdhënie e tyre përfundoi pas një incidenti të ndodhur në vitin 2016 në avionin privat të çiftit. Aktorja prenteton se e ka goditur duke i lënë edhe shenja në trup. 47 vjeçarja i dërgoi FBI-së imazhet që tregonin mavijosjet që kishte marrë në dorën dhe bërrylin e saj. Aktorja gjithashtu pretendon se ish partneri i saj donte ta sulmonte edhe një nga fëmijët e tyre, por ajo nuk e lejoi një gjë të tillë. Akuzat u hetuan nga FBI, por asnjë akuzë nuk u ngrit. Detajet e incidentit u shfaqën për herë të parë në gusht të këtij viti, kur një dosje gjyqësore për Lirinë e Informacionit u bë publike. Pak muaj më parë, FBI u padit nga një grua anonime me pseudonimin “Jane Doe”, por u zbulua se pas kësaj qëndron Angelina e cila kërkon publikimin e dokumenteve pasi një hetim për Pitt u mbyll.