Sa vjen e thellohet hendeku mes kryedemokratit Lulzim Basha e liderit historik Sali Berisha. Teksa data 11 dhjetor afrohet, çdo ditë e më shumë thellohet përçarja, dhe palët akuzojnë njëra-tjetrën për paligjshmëri. Ish-kryeministri Sali Berisha dhe organizatorët e Kuvendit të 11 Dhjetorit kanë nisur shpërndarjen e kartave të delegatëve, por kjo ka hasur në kundërshtinë e parë nga Partia Demokratike zyrtare.