Gjykata Kushtetuese ka mbajtur një deklaratë zyrtare në lidhje me punën e saj, që nga funksionimi me shtatë anëtarë. Kjo gjykatë vlerëson se ka pasur një ngarkesë të madhe në shqyrtimin e dosjeve dhe se vendimet e marra kanë qenë larg ndikimeve nga faktorët e tjerë të jashtëm. Ajo ka bërë bilancin për pesë muajt e punës që nga funksionimi i saj si institucion, që u gjymtua nga procesi i vettingut. Gjykata thotë se i është përgjigjur me ritmin e duhur dhe që prej janarit të këtij viti ka shqyrtuar 100 kërkesa; 25 prej tyre në seancë plenare, kurse për 75 është vendosur moskalimi në seancë plenare.