Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic ka pretenduar të mërkurën se SHBA i ka premtuar Beogradit që Asociacioni do të nisë të zbatohet nga ky muaj. Duke folur për vitën e zyrtarit të DASH në Beograd dhe Prishtinë, Bernabic tha se SHBA dhe BE kanë ndërmjetësuar heqjen e barrikave me premtimin e instistimit për bashkimin e komunave serbe. “E vetmja gjë që mendoj se është e rëndësishme dhe në tryezë është premtimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës se në janar do të fillojë formimi i Asociacionit të Komunave Serbe. Në këtë mënyrë do të bëhet më në fund zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit”, tha Bërnabic. I dërguari amerikan Gabriel Escobar bëri thirrje vazhdimisht gjatë krizës së fundit në Veri që Serbia të tërhiqej nga kërcënimet ushtarake dhe që Kosova të nbiste nga puna për implementin e asociacionit, i cili kundërshtohet ashpër nga Kryeministri Albin Kurti.