Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko dhe presidenti rus, Vladimir Putin, kanë zhvilluar në takim kokë me kokë në Minsk, ndërkohë Moska përgatitet për një ofensivë të re për marrjen e Kievit. Ky është udhëtimi i parë i Putinit në më shumë se tre vjet për në Bjellorusi dhe u mbajt në mes raporteve se Rusia t’i bëjë presion Bjellorusisë që t’i bashkohet luftës kundër Ukrainës. Lukashenko i tha Putinit se çështjet kryesore në raportet e tyre dypalëshe së fundi kanë qenë mbrojtja dhe siguria.