Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka ngritur alarmin të hënën se situata e përgjithshme në Ballkanin Perëndimor nuk është e mirë. Ai i bëri këto komente para takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së, të cilët do të diskutojnë mes tjerash gjendjen në Ballkanin Perëndimor, me theks të posaçëm në zhvillimet e fundit në Bosnjë e Hercegovinë dhe bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi. Zoti Borrell tha se në Bosnjë “ka tendenca që dëmtojnë unitetin e vendit, zhvillimin dhe rrugën e tij evropiane”.